Lajme Shqip e Martë, 17 Korrik 2012 15:04

Beograd – Diplomatët në  Washington dhe Berlin po i kërkojnë  Serbisë largimin e  forcave të saj të sigurisë agjentëve të shërbimit sekret serb dhe pjesëtarëve të  policisë nga veriu i Kosovws. E përditshmja beogradase Blic  citon burime  të saj që thonë se ndihmës/sekretari amerikan i shtetit Philip Gordon, gjatë vizitës në Beograd u ka  kërkuar  autoriteteve serbe largimin e forcave serbe të sigurisë nga Kosova.

Kjo kërkesë që e njëjta mësohet se vjen edhe nga Gjermania i është adresuar  presidentit serb Tomislav Nikolic, dhe mandatarin për qeverinë e re, Ivica Dacic.

Ndihmës/sekretari amerikan Philip Gordon,  citohet t’i ketë thënë autoriteteve në Beograd se “SHBA-të munden dhe duan të ndihmojnë, por Beogradi duhet ta ndërpresë përkrahjen për strukturat ilegale të sigurisë në veri të Kosovës”.

Gazeta citon burimet zyrtare gjithashtu që thonë se  zyrtarisht dhe formalisht Serbia nuk ka forca të sigurisë në Kosovë, por ka  rreth  400 zyrtarë të MUP-it, të cilët lëshojnë dokumente . Gjithashtu këto burime në Beograd sipas  së përditshmes Blic thonë se  janë të stërmadhuara raportet e shërbimeve sekrete të huaja që kanë vlerësuar se në veri të Kosovës ka rreth 2000 agjentë sekret të BIA-s.

Këta pjesëtarë të sigurisë së shtetit serb sipas raporteve të shumë shërbimeve inteligjente janë duke e mbajtur veriun e  Kosovës nën ankth dhe pasiguri dhe duke kërcënuar forcat e NATO-së dhe misIonin e Bashkimit Evropian për Sundim të ligjit. (LajmeShqip.com)