Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 09:56

Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS, të cilën e udhëheq Ivica Daçiq), historiani Predrag Markoviq, ka deklaruar se Kosova nuk ka kapacitet për ta mbrojtur, siç ka thënë ai, trashëgiminë kulturore serbe.

Ai ka vlerësuar se Vatikani, i cili s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mund të luajë rol të madh në lidhur me kërkesën e Kosovës për të hyrë në UNESCO.

“Kosova nuk ka kurrfarë kapaciteti për mbrojtjen e trashëgimisë serbe, atje nuk ka kustosë, nuk ka restaurues” ka thënë Markoviq për televizionin “Palma plus”, transmeton Koha.net.

“Vatikani, të cilit i prin papa që është nga Argjentina (as ky shtet s’e ka njohur Kosovën), do të mund të luante rol të madh lidhur me çështjen e pranimit të Kosovës në UNESCO”, ka thënë Markoviq.