Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 07:59

Beogradi ka filluar një aksion të madh diplomatik për t’i njoftuar anëtarët e BE-së për çdo gjë që deri më tash është biseduar dhe është arritur marrëveshje me Prishtinën.

Presim që kjo të merret para sysh në versionin final të projekt kornizës negociuese të Brukselit për Kapitullin 35, thotë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ai duke folur për gazetën serbe “Novosti” ka thënë se masat vlerësuese që po qarkullojnë nëpër metropolet evropiane nuk përmbajnë elemente nga kuadri i dialogut të Brukselit.

“Këtë qëndrim s’kemi mundur ta fshehim nga opinioni e as nga partnerët evropianë. Në opinionin ndërkombëtar për këtë janë hapur debate publike”, tha ai.

Në vazhdim Gjuriq, transmeton Koha.net, ka thënë se Kapitulli 35 nuk duhet të jetë zëvendësim për dialogun me Prishtinën dhe të zgjidhë çështje për të cilat ende nuk kemi biseduar.

“Nuk do të ishte drejtë që procesi i integrimit të lidhet ekskluzivisht me raportin tonë me Prishtinën, e sidomos që ai të ejtë instrument për koncesione Prishtinës në kuadër të dialogut të Brukselit”, ka thënë ai.