Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 10:21

Tashmë duket se nuk ka asnjë dyshim se Qeveria e Serbisë do t’i mbajë zgjedhjet nacionale edhe në tërë territorin e Kosovës.

Ky zhvillim duket të jetë në kundërshtim me deklaratat e fundit të Qeverisë së Kosovës se nuk do të lejojë mbajtjen e kurrfarë zgjedhjesh serbe në territorin e Kosovës. Burime ndërkombëtarë i kanë thënë gazetës “Zëri” se “zgjedhjet parlamentare serbe do të organizohen në secilin lokalitet në Kosovë ku jetojnë serbët”.

Për më tepër, sipas burimeve të njëjta, i tërë dekori zgjedhor në territorin e Kosovës do të jetë i njëjtë me atë në Serbi.

“Do të ketë fushatë, mitingje, do të shpërndahen postera zgjedhorë, vendvotimet do të jenë të siguruara, njëjtë sikur në secilin lokalitet tjetër të Serbisë”, ka thënë burimi ndërkombëtar.

Kosova nga viti 2008 ka shpallur pavarësinë e saj dhe ajo është njohur nga shtetet më të fuqishme botërore, përjashtuar Rusinë dhe Kinën, por pavarësia e vendit nuk njihet nga Serbia, si dhe nga një numër ende i madh i shteteve…