Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 17:35

Kabineti i Ministres për Dialog Edita Tahiri, në një shkresë drejtuar anëtarëve të Grupit Teknik për Sigurimet Kufitare, ka njoftuar se Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve te Automjeteve e nënshkruar në Bruksel me 23 Qershor në mes Kosovës dhe Serbisë, është anuluar.

Kjo marrëveshje ishte paraparë të hynte në fuqi që nga data 24 korrik.

Sipas një njoftimi të bërë nga ana e ndërmjetësit të BE-së në dialog, anulimi është bërë pasi pala serbe nuk ka arritur të bëjë përgatitjet e duhura të nevojshme për zbatimin e saj.

Kabineti i Ministres Tahiri, ka deklaruar se pari që janë të nevojshme të dyja palët për realizimin e kësaj marrëveshje, janë të detyruar që zbatimin e marrëveshjes ta shtyjnë për një kohë të pacaktuar.

Gjithashtu në njoftim thuhet se takimi për të diskutuar rreth kësaj marrëveshjeje do të mbahet me datën 5 gusht.

Menjëherë pas njoftimit se zbatimi i marrëveshjes është anuluar, ka reaguar Rrahim Pacolli nga Shoqata e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës.

Ai ka thënë se mos-zbatimi i ujdisë të arritur më parë tregon se sa jo serioze është Serbia.