Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 08:35

LajmeShqip, sjellë një përmbledhje të vijave më interesante që kanë karakterizuar dy figurat më të përfolura dhe prominente në Shqipëri, Berisha dhe Rama.

 

Kush është Sali Berisha?

 

Në një takim në gusht të vitit 1990, të intelektualëve të vendit, thirrur nga presidenti i atëherëshëm Ramiz Alia, Berisha i këroi Partisë së Punës të shfuqizonte nenin e tretë të Kushtetuës komuniste, që i ofronte Partisë një pushtet hegjemonist. Propozi të njihjej Karta për të Drejtat e Njeriut, të hartohej një Kushtetutë demokratike dhe të hiqeshin monumentet e Stalinit në vend.

 

Në dhjetor të vitit 1990, Berisha iu bashkua që në ditët e para grupit të studentëve të cilët protestuan për të aprovuar sistemin shumëpartiak në vend. Berisha u emërua si lider i Partisë Demokratike, e para dhe më e madhja parti opozitare dhe e re.

 

U lind më 15 tetor 1944. Studioi medicinën në Universitetin e Tiranës ku u diplomua më 1967. Ai u specializua në kardiologji dhe ishte mjek në degën e njëjtë të Spitalit të Përgjithshëm të Tiranës. Në të njëjtën kohë, Berisha u bë anëtar i diskutimeve që mbaheshin për ndryshimin e Partisë së Punës në Shqipëri. Gjatë të 70 –tave , Berisha kryesoi një hulumtim për fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u bë profesor i po të njëjtës lëmi në Universitetin e Tiranës. Më 1978, ai pranoi një bursë nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris.

 

Berisha, President

 

Berisha u zgjodh president i Republikës së Shqipërisë, më 9 prill 1992, në zgjedhjet e para të lira në Shqipëri.

 

Berisha ishte president i Shqipërisë, në periudhën 1992- 1997

 

Berisha, Kryeministër

 

Më 3 korrik 2005, Sali Berisha kryesoi koalicionin e qendrës së djathtë të pesë partive, në zgjedhje parlamentare. Shumica e fituar në ato zgjedhje, e bënë Berishën kryeministër të Shqipërisë.

 

Berisha shërbeu si kryeministër që nga viti 2005 e deri në vitin 2013 (zgjedhjet e fundit parlamentare).

 

Berisha është i martuar me Liri Berishën. Liri është kryetare e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, i cili është i fokusuar për ndihmë ndaj fëmijëve me autizëm dhe sindromin Doën. Ata kanë dy fëmijë, Argitën dhe Shkëlzenin.

 

 

Kush është Edi Rama?

 

Edi Rama ka lindur më 4 korrik 1964.

Ka kryesur Partinë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005. Ai ka qenë Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit që nga viti 1998 deri më 2000. Ndërkaq nga viti 2000 u bë kryetar i Tiranës deri në vitin 2011. Në zgjedhjet lokale të atij viti, ai u mund nga kandidati demokrat, Lulzim Basha.

 

Piktor, shkrimtar, basketbollist

 

Rama njihet për pasionin e tij për pikturën, shkrimin dhe sportin. Si tinejxher, ai ka qenë lojtar i ekipit basketbollistik të Dinamos dhe lojtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë. Veç shkrimeve të tjera, ku Rama është edhe koautor, ai njihet për librin e tij “Kurban”, në të cilin ka nxjerrë refleksionet e viteve të tij si kryetar i Tiranës.

 

Rama është autor i dhjetëra pikturave. Ai ka hapur ekspozita personale në Europë, Amerikë dhe vende të tjera. Në vitin 2009, madje Rama ka nxjerrur një koleksion të shkrimeve dhe pikturave të tij personale, të titulluar “Edi Rama”.

 

 

Rama, kryetar i Tiranës

 

“Zhurmë, zhurmë, shumë shumë zhurmë”

(Aty ku kryetari bëret me megafon, gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë)

 

Janë të njohura vargjet e këngës rep të Ëest Side Family, në të cilën merr pjesë edhe kreu i atëhershëm i Tiranës, Edi Rama. Kënga në një mënyrë tejet fine, përshkruan jetën, sfidën, progresin e asaj kohe të Tiranës. Fjalia “zhurmë zhurmë, shumë shumë zhurmë”, që këndohet në këngë, kishte marrë popullaritetin e saj gjithandej trojeve shqiptare, sa edhe vet fjalia shekspiriane “Shumë zhurmë për asgjë”.

Projekti “Rikthim në identitet” i Ramës, kreu i atëhershëm i Tiranës, ishte konsideruar tejet i sukesshëm.

Në dhjetor të vitit 2004, Rama kishte marrë çmimin “Kryetari i Botës”, një garë ndërkombëtare, e cila ishte e bazuar në votim online në internet dhe ishte organizuar nga CITYMAYORS, me bazë në Londër.

Edi Rama është i martuar me Lindita Ramën.

 

Deklarata të Ramës dhe Berishës, para zgjedhjeve

 

Kreu i PS-së, kishte deklaruar para zgjedhjeve:

 “Ju siguroj, nëse prekin votën, do të duhet të kenë përgatitur edhe vrimën ku do të futen. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i riparë, i ka rënduar shumë dënimet me burg për procesin penal. Nëse dikush merr përsipër të prekë votën, duhet të ketë marrë më parë parasysh se në ç’vrimë do të fshihet hajduti, çdo hajdut. Edhe nëse në këtë hajdutëri do të marrë pjesë Saliu, edhe Saliu duhet ta mendojë shumë mirë”,

 

Berisha pati deklaruar:

 

“Gjatë gjithë fushatës, në çdo takim nuk harron të servirë këmishën, xhaketën apo jelekun tim si antiplumb. Një demokrat më çoi një sms dhe me tha” ai beson se ke lindur me këmishë. E ka fiksim nuk kemi ç’ti bëjmë”.

 

Deklarata të Ramës dhe Berishës, pas zgjedhjeve:

 

 “Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu”, deklaroi Rama në prag të shpalljes së fitores së PS-së.

 

Ndërkaq, Berisha në fjalimin e fundit si kryeministër tha: 

 

 

“Mirëpo, qytetarët votuan në shumicë projektin e kundërshtarit tonë, të bazuar në premtimet që ne nuk mund ti bënim si:  shërbimet shëndetësore falas për të gjithë, heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe TVSH-së për ushqimet dhe uljen e taksave për 95 përqind të qytetarëve”.