Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 20:46

Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shfuqizuar dekretin për emërimin e Lulzim Peci, dhe me dekret të veçantë e ka emëruar në detyrën e shefit të “Misionit të Posaçëm të Kosovës në Beograd”, ambasadorin e deritashëm në Zagreb, Valdet Sadiku.

Në një njoftim nga presidenca, thuhet se vendimi i presidentes Jahjaga, ka ardhur pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për emërimin e ambasadorit Sadiku në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd.

“Hapja e Misionit të Posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura fqinje”, thuhet në njoftimin e Presidences.