Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 19:33

Tiranë – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, reagoi të martën ndaj dhunës së ushtruar një ditë më parë ndaj deputetit socialist, Ilir Gjoni, e cila sipas tij, lidhet “me skenën e manipulimit shtetëror të zgjedhjeve të 8 majit”.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit socialist tha se “dhuna e ushtruar ndaj deputetit Gjoni dhe të zgjedhurve të tjerë të PS-së tregon qartë se përpara vjedhjes së votës pushteti i Sali Berishës nuk kursen asgjë, as dhunën ndaj deputetëve dhe as dhunën ndaj opozitës, pasi ligji nuk ndëshkon askënd”.

“I bëj apel kryeministrit Berisha që të tërheqë njerëzit nga rruga e dhunës dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj për këtë ngjarje”, tha Ruçi, në deklaratën e tij për mediat.