Lajme Shqip Monday, 22 July 2013 14:00

Shkodër – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Shkodrës. Fillimisht pati debate të ashpra mes përfaqësuesit ligjor të PS-së dhe kryetares së KQZ-së në lidhje me procesin e rinumërimit të qarkut të Lezhës.

Përfaqësuesit e PS-së kërkuan që ky proces të mos bëhet pasi PR ka kaluar afatet ankimor 10 ditor për rinumërimin, por 4 anëtarët e KQZ-së e hodhën poshtë këtë pretendim. Po kështu KQZ me 4 anëtarë nuk pranoi kërkesën e PS-së për të shtyrë këtë proces për 60 minuta sa të vinin vëzhguesit e kësaj partie, raporton Shqiptarja.

Janë ngritur 8 grupe numërimi dhe procesi i rinumërimit nisi rreth orës 11:00. Janë 417 kuti votimi, ose 130 mijë vota, që do të rinumërohen në qarkun e Shkodrës.

Vendimi për rinumërimin edhe në qarkun e Shkodrës u mor më 19 korrik, pavaresisht kundërshtimeve të PS e LSI-së. KQZ miratoi ankesën e republikanëve për rinumërim të votave, të cilët pretendojnë të marrin një mandat që u ka shkuar demokratëve.