|
|
e Martë, 28 Shkurt 2012 12:33 Prishtinë-Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka nisur procesi gjyqësor në rastin e deputetit Fatmir Limaj, dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si “rasti Kleçka” . 
Në seancën e sotme është thënë se do të shqyrtohet pranueshmëria dhe besueshmëria e dëshmive të Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X.
Ky procesi gjyqësor për rastin “Kleçka” që nga viti i kaluar ishte ndërprerë disa herë për shkak të kërkesave të mbrojtjes për pezullimin e prokurorit të rastit Maurizio Salustro dhe çështje të tjera sa i takon pranueshmerisë së provave për procesin.
Është thënë se deri në muajin korrik janë planifikuar të mbahen rreth 40 seanca gjyqësore. (REL)