Lajme Shqip Sunday, 26 July 2015 12:45

Janë rikthyer radhët e gjata të pritjes në pikën kufitare të Mërdarës

Kolonat e pritjes janë me gjatësi kilometërshe.

Express merr vesh se e gjithë kjo pritje po stërzgjatet për shkak se zyrtarët që merren me sigurimin e automjeteve po punojnë me kapacitete të vogla.

Pritja në kolonën katër kilometërshe, ka bërë që qytetarët ta humbasin durimin dhe të krijohen konflikte mes tyre.

Qytetarët që po presin kanë raportuar edhe për përplasje të qytetarëve mes vete, për shkak të siç thonë ata, mosrespektimit të rendit nga disa shoferë të cilët po kalojnë kah korsia tjetër për ta përshpejtuar kalimin e tyre./GazetaExpress/