Lajme Shqip Tuesday, 06 August 2013 16:13

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot në mesditë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 23 qershorit 2013.
Me mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 përfundon gjithë procesi zgjedhor, 6 javë nga dita e votimeve. Nga rezultatet përfundimtare koalicioni i majtë ka një epërsi të dukshme krahasuar me të djathtin me mbi 300 mijë vota diferencë, ndërsa Partia Socialiste është renditur partia e parë në vend me 185 vota më shumë se demokratët.

Në numra konkretë, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, ka marrë 313 227 vota më shumë se koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim, drejtuar nga demokratët. Në përqindje ASHE ka marrë 57,63 % ndërsa APMI, 39, 46%. Partia Socialiste edhe në këto zgjedhje ka dalë forca e parë politike në vend. Në 12 qarqe ka marrë 713 407 vota, (41, 36)%, ose 185 035 më shumë se PD, që ka marrë 528 373 vota mesatarisht në përqindje 30, 63 %, me 46 deputetë.

Gjithsej socialistët në parlamentin e ri do të kenë 65 deputetë. Ndërsa brënda koalicionit të majtë është Lëvizja Socialiste për Integrim, që është renditur partia e dyta, që ka marrë 16 mandate . Në numra konkretë LSI ka marrë 180 470 vota, që në përqindje shkon në 10,46%. Për tu pasuar më tej nga PBDNJ me 14,722 vota . Në koalicionin humbës, partia e dytë është renditur ajo Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu , duke marrë 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, ose 3, 2 %, me 5 deputetë . Ndërsa një rezultat të kënaqshëm ka arritur edhe PDIU-ja e drejtuar nga Shpëtim Idrizi , duke marrë 44 957 vota , ose 2,61 %, me gjithsej 4 deputetë . Ndërsa demokristianët e Nard Ndokës 13 e 288 vota . Partitë jashtë koalicionit që kanë marrë më shumë vota janë Fryma e Re Demokratike e Drejtuar nga ish presidenti Bamir Topi, ku edhe pse nuk ka marrë asnjë madat deputeti, për të kanë votuar 29 mijë e 310 zgjedhës . Për Aleacën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, votuan gjithsej 10 196 shqiptarë. Për sa i përket kandidatëve të pavarur Dritan Prifti në qarkun e Fierit ka arritur të marrë gjithsej 6164 vota ndërsa Arben Malaj 3044 vota në qarkun e Vlorës.

1- ASHE 313 227 vota më shumë se APMI, drejtuar nga PD.

2- ASHE ka marrë 993.904 vota, 57.63 %, 83 mandate, ndërsa APMI 618.667 vota, 39, 46%, 57 mandate.

3- PS forca e parë politike ne vend 65 deputete.

4- Në 12 qarqe PS 713 407 vota, (41, 36)%, 185 035 më shumë.

5- PD ka marrë 528 373 vota, në përqindje 30, 63 %, 46 deputetë.

6- LSI ka marrë 16 mandate, 180 470 vota, 10,46%.

7- PBDNJ 14,722 vota.

8- PR 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, ose 3, 2 %, 5 deputetë .

9- PDIU-ja 44 957 vota, ose 2,61 %, 4 deputetë .

10- PDK 13 e 288 vota 1 deputet .

11- FRD 29 mijë e 310 zgjedhës .

12- AKZ 10 196 vota.

13- Dritan Prifti në qarkun e Fierit 6164 vota.

14- Arben Malaj 3044 vota në qarkun e Vlorës./Ballkanweb/Lajmeshqip/