Lajme Shqip Sunday, 23 June 2013 20:09

Tiranë – Exit poll-e të ndryshme kanë filluar të ofrojnë rezultatet e zgjedhjeve në bazë të të dhënave preliminare që kanë. Sipas një exit poll të parë që është bërë nga Ora Neës në bashkëpunim me IPR Marketing, nga numërimi i votave të deritashme, koalicioni i majtë i përbërë nga PS dhe LSi ka marrë nga 52 – 56 % të votave në rang kombëtar.
Ndërkaq koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha, ka marrë nga 39 – 43 % të votave.
Keto rezultate siç e sqarojnë prezantuesit e televizionit “Ora Neës” janë nga exit polli (sondazhi) i bërë vetëm deri në orën 18:00. Pra, rezultati shumë lehtë mund të ndryshojë pasi nga ora 18 ka pasur edhe një orë kohë për tu votuar.
Exit Polli i radhës që është publikuar nga IPR Marketing dhe Ora Neës tregon që edhe votuesi i kryeqytetit shqiptar i ka dhënë më shumë vota koalicionit të majtë.
Nga të dhënat e këtij sondazhi të mbledhura deri në orën 16 del që në Tiranë, koalicioni i majtë ka fituar 51 – 55 %. Kjo i bie që koalicioni i majtë PS – LSI në kryeqytet mund të marrë nga 17 deri në 18 mandate deputetësh.
Koalicioni i djathtë gjithëmonë sipas këtij Exit Poll-i ka marrë nga 39 – 43 %. Përkthyer në mandate deputetësh kjo i bie nga 13 deri në 14 mandate.
Ndërkaq sipas Exit Poll Civitas ka shpallur rezultatin e sotëm ku sipas të dhënave, PD ka fituar me 42%, ndërsa PS me 40%.

Ndërsa rezultatet sipas koalicioneve, Exit Poll, Civitas theksoi se “koalicioni i majtë 46%, në rang kombëtar. Koalicioni i djathtë 48 % në rang kombëtar”.