|
|
e Hënë, 13 Gusht 2012 21:15 Hagë – Vendimi është bërë i ditur përmes një letre zyrtare që Ambasada e Surinameve në Hagë, i ka dërguar Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë, njofton Ministria e Jashtme kosovare.
Në letër bëhet e ditur se qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Republika e Kosovës, mund të udhëtojnë në Suriname, pas pajisjes me vizë.
Njohja e dokumenteve nga Suriname dhe shtete te tjera te cilat ende nuk e kane njohur shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves, eshte rezultat i perpjekjeve te vazhdueshme te diplomacise kosovare per avancimin e qendrimeve te ketyre shteteve, drejt njohjes se Republikes se Kosoves.
Ministri i Puneve te Jashtme i Kosoves, Enver Hoxhaj, qe nga marrja e mandatit ne krye te MPJ-se, ka zhvilluar fushate te fuqishme lobuese ne vendet e Amerikes Latine per avancimin e qendrimeve dhe njohjen sa me te shpejte te Kosoves nga te gjitha shtetet e kesaj pjese te botes. Suriname është shtet në veri të Amerikës Jugore. (LajmeShqip.com)