Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 21:05

Tiranë – Një delegacion nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbërrin paraditen e së premtes për një vizitë në Shqipëri.

Bashkë-raporterët janë senatori çek, Tomas Jirsa dhe deputeti moldav, Grigore Petrenco, të cilët, axhendën e takimeve do ta nisin të premten në orën 09.00 me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, dhe do të vazhdojnë pastaj me drejtuesit kryesorë të partive politike e zyrtarë të lartë shtetërorë.

Vizita e dy raporterëve në vendin tonë ka si qëllim opinionin faktmbledhës për situatën politike që po kalon vendi.