Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 12:52

Ramadan Zejnullahu, sot ka vizituar Qeverinë e Kosovës, me gjasë për t’u konsultuar, para se të vendos nëse do të kthehet sërish si rektor.

Nga posti i Rektorit, fillimisht u shkarkua, e më pas u rikthye aty përmes një vendimi të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, i cili shfuqizoi vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së, për shkarkimin e tij.

Rektori Ramadan Zejnullahu, ende nuk ka folur publikisht nëse do të pranojë të rikthehet në krye të Universitetit të Prishtinës.

Ai ditë më parë u shkarkua nga posti i rektorit, përmes një vendimi të Këshillit Drejtues të UP-së. Por ky vendim u shfuqizua nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Edhe pse ministri Bajrami, edhe publikisht kishte ftuar Zejnullahun të rikthehej në vendin e tij të punës, ky i fundit ende nuk ka folur nëse do të pranojë shkojë sërish në zyrën nga ku javën e kaluar u detyrua të dal.

Lajmi.net, ka siguruar fotografi të cilat dëshmojnë se Zejnullahu sot ka vizituar Qeverinë, e cila në mbledhjen e fundit të mbajtur të shtunën ka marr vendim që Universitetin Publik të Prishtinës ta dërgojnë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas këtij vendimi, UP do t’i nënshtrohet zgjedhjeve në 2-3 muajt e ardhshëm dhe i gjithë procesi pritet të përfundojë më së largu në mars të vitit të ardhshëm.

Ky vendim kishte ardhur pas votimit në Këshillin Drejtues të UP-së, për shkarkimin Zejnullahut dhe vendimit të MASHT-it për ta kthyer atë në pozitën e rektorit.