Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 09:07

I deleguari gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel, në një bisedë për të përditshmen “Danas”, ka thënë se dokumenti juridik obligativ për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është kërkesë që del nga korniza negociuese të cilën BE dhe Serbia e kanë nënshkruar në vitin 2014.

Kjo nuk do të thotë, sipas tij, se ka afat zbatimi të këtij dokumenti. Pra askund nuk shkruan se ai duhet të bëhet deri në vitin 2016, transmeton Koha.net.

Në pyetjen nëse priten befasi nga ky dokument, ai ka theksuar se “befasi nuk ka, por dokumenti është me përmbajtje dhe ai është i njohur”.

Në pyetjen nëse Berlini po përgatit kushte të reja për negociatat Serbi-BE, si ato se Beogradi duhet t’i ndërpresë të gjitha institucionet e veta në Kosovë, duhet të ndërpresë financimin e institucioneve serbe në Kosovë, se duhet të lejojë hyrjen e shtetasve të vendeve të treta në Kosovë, se hidrocentrali “Gazivoda” duhet t’i lihet Prishtinës, Reichel është përgjigjur:

“Sa herë që vi në Beograd për të punuar për marrëdhëniet gjermano-serbe, ka debate për ‘kushte të reja gjermane’. Përgjigja ime ka qenë gjithmonë: ‘Nuk ka kushte të reja gjermane’. Sido që të jetë, të gjitha çështjet që i përmendët gjenden në projekt-dokumentin e BE-së e jo në dokumentet gjermane. Për të gjitha këto pika po bisedohet në kuadër të BE-së dhe ato reflektojnë atë që ishte skicuar më herët dhe që ishte arritur marrëveshja për kornizën e gjithanshme për negociata nga vitit 2014.

Nga këto do ta dalloja suspendimin e institucioneve shtetërore të Serbisë në Kosovë. Sigurisht që e kujtoni vizitën e Merkelit në Beograd në vitin 2011. Është e vërtetë se ndërprerja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë ka qenë kërkesa e saj kryesore. Pra, nuk duhet të habiteni se BE, e gjithsesi edhe Gjermania, edhe tani konsiderojnë se strukturat paralele të Serbisë duhet të tërhiqen. Kjo nuk është kurrfarë befasie. Për disa çështje që po bisedohet sërish këtu, ato kanë qenë temë trajtimi edhe më herët e për disa sosh edhe janë arritur marrëveshje”.

Në pyetjen nëse edhe për rastin e “Gazivodës” nuk ka asgjë të re ai është përgjigjur: “Dokumenti saktësisht flet për emërimin e menaxhmentit të hidrocentralit nga Qeveria e Serbisë. Ky është një rast rreth të cilit shteti serb ka aktivitete në territorin e Kosovës. Qëkur ka ndodhur kjo, kjo është temë në dialogun e Beogradit me Prishtinën, të cilin e ka iniciuar BE sepse ai është kundër parimit që Serbia të mos ndërmarrë aktivitete shtetërore në Kosovë”.

Në pyetjen nëse Serbia i ka pranuar këto parime, ai ka thënë se është folur për emërimin e menaxhmentit, por nuk është arritur marrëveshja.

“Është me rëndësi të theksohet se këtu nuk bëhet fjalë për pronësinë mbi liqenin, madje as për pronësinë e hidrocentralit. Bëhet fjalë vetëm për menaxhmentin e hidrocentralit”, ka thënë Reichel.

Përdhunuan vajzën 16 vjeçe, dhe gjithë ngjarjen e regjistruan me kamerë GoPro! (Video)

Policia arrestoi pesë meshkuj, katër prej tyre rreth 20 vjeç dhe një tjetër 17, pas këtij incidenti të tmerrshëm.

Të pesë meshkujt u arrestuan për përdhunimin në grup të një vajze 16 vjeçe në një shtëpi në Sidnej të Suedisë, transmeton lajmi.net.

Policia konfiskoi kamerën GoPro, dhe pas shikimit të përmbajtjes konstatoi se bëhej fjalë për sulm seksual.

Policia thotë se në dhomë ishin 8 meshkuj kur vajza u përdhuna. Deri tani është arritur të arrestohen 5 prej tyre.