Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 09:22

Qendra e Azilit në Kosovë mund të pranojë vetëm 100 persona, derisa zyrtarët e lartë shtetërorë, hapin dyert për tre mijë refugjatë. Gjithçka që Kosova po u ofron aktualisht azilkërkuesve të saj janë disa vakte ushqim dhe 1.4 euro në ditë për kokë banori.

Kosova nuk është e gatshme të pranojë 3 mijë refugjatë nga Siria, siç kishte propozuar presidentja Jahjaga ditë më parë. Qendra e vetme e Azilit në Kosovë në Magure të Lipjanit kapacitetin maksimal të saj e ka 100 persona, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar për “Zërin” se aktualisht nuk kanë ndonjë lokacion tjetër të veçantë ku do të mundë të orientonte fluksin e emigrantëve sirianë.

Gjithçka që Kosova po u ofron aktualisht azilkërkuesve të saj janë disa vakte ushqim dhe 1.4 euro në ditë për kokë banori. Pikërisht për këto arsye analistët thonë se propozimi i Jahjagës është jo më shumë se hipokrizi dhe një tentim qesharak për t’u futur në radhë me Gjermaninë e Austrinë. /zeri