Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 08:32

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se më 28 dhe 29 shtator në Bruksel do të diskutojnë me palën serbe për çështjet e Lëvizjes së Lirë, në veçanti për tabelat “Proba”, që po u vihen automjeteve të Republikës së Kosovës.

Sipas saj, pala kosovare do të këmbëngulë që të hiqen tabelat e tilla, për faktin se, siç thotë ajo, e prolongojnë lëvizjen e lirë, kanë kosto shtesë financiare dhe janë frustruese për qytetarët.

“Serbia siç i ka njohur dokumentet shtetërore, letërnjoftimin, lejen e qarkullimit të veturave, policat e sigurimeve, që të gjitha të Republikës së Kosovës, duhet t’i njohë edhe targat RKS”, pohon Tahiri, duke shtuar se nëse pala tjetër do të vazhdojë t’i refuzojë tabelat RKS, atëherë, sipas saj, Qeverisë së Republikës së Kosovës s’i mbetet gjë tjetër veçse të përgjigjet me reciprocitet, përkatësisht t’i aplikojë tabelat “proba” për veturat me regjistrim të Serbisë…/Zeri