Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 22:34

Tiranë – Ministria e Punëve te jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë aktin e ulët te rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës.
MPJ vlerëson se akte të tilla kriminale të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mire në rajon mes vendeve që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Evropian.

Mpj kërkon nga autoritetet përgjëgjese në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përseritja e akteve të tilla në të ardhmen.