Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 15:14

Dekorimi i kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq nga kryetari i Komunës në Preshevës, Ragmi Mustafa, ka ngritur reagimet të shumta.

Përfaqësues të veteranëve të luftës, ata të subjekteve politike dhe të shoqërisë civile, ndjehen të turpëruar me veprimin e të parit të komunës në Preshevë. Ata konsiderojnë se çelës i zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve është pikërisht kryeministri serb, ndërkohë që dekorimi i tij sipas tyre është servilizëm i skajshëm dhe fshehje e realitetit në Luginë, raporton RTK.

Kryetari i komunës në Preshevë, Ragmi Mustafa, i ka ndarë dje kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, “Falënderim” për angazhim të tij në proceset evropiane dhe për zgjidhjen e çështjes së minoriteteve konform standardeve evropiane. Ndërsa i qeverisë serbe për herë të parë në cilësinë e ndonjë kryeministri serb në histori e ka vizituar Preshevën.