Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 13:11

Shkup – Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), që udhëhiqet nga Rufi Osmani, ende nuk po i komenton bisedimet midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re. Por, disa analistë shqiptarë pohojnë se te një qëndrim i tillë, ndoshta do të duhet të shihet ndonjë lloj shprese i partisë së re relative për t’u bërë pjesë e qeverisë.

Siç është e njohur, integristët do t’i kontrollojnë vendet e zv/ kryeministrit për marrëveshjen e Ohrit dhe atë për integrime si dhe të Ministrisë për mbrojtje, drejtësi, ekonomi, ambient jetësor dhe vetëqeverisje lokale, kurse insistojnë që programi i tyre zgjedhor të qëndroj program qeverisës me nënshkrime të liderëve të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Zëdhënësi i RDK-së, Armir Ramadani ka thënë se “partia do t’i tregoj qëndrimet e tyre pasi të formatizohet qeveria”. Kjo do të thotë se “rilindësit” ndoshta u afrohen të dyjave partive fituese në bllokun shqiptar dhe në atë maqedonas, me qëllim që të hynë në qeverinë e ardhshme, parashohin një pjesë e analistëve shqiptarë. Ata na kujtojnë se të dy deputetët nga kjo parti ishin të përmbajtur edhe gjatë rizgjedhjes të së shtunës të Trajko Veljanovskit për spiker të Parlamentit.

“Bisedimet ende nuk kanë mbaruar dhe do të ishte jo korrekte që të përfundojmë para kohe”, ka thënë Ramadani.

“Përkundër asaj vetëm sa e kanë humbur vendin presidencial në Parlament, i kanë humbur edhe vendet e tjera me ndikim ministrorë, si ministrinë e shëndetësisë, punën dhe politikën sociale”, ka thënë zëdhënësi i PDSH-së, Agon Ferati, i cili konsideron se këto poste të ministrisë që i ka fituar BDI-ja do t’i qeverisë nën “mbikëqyrje ” të VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, përsëri, zv/kryeministri Abdylhaqim Ademi para disa ditëve theksoi se partia e tij ka arritur të marrë poste të ministrisë, kurse do t’i takojnë Fonde, Agjenci dhe drejtori, të cilat deri më tani asnjëherë nuk ishin nën udhëheqje të shqiptarëve. (LajmeShqip.com)