Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 10:46

Bruksel – (E plotësuar) Pas një pauze gati dy orëshe, ka filluar takimi Ashton, Thaçi, Dacic. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja Maja Kocijancic.

“Përfaqësuesja e Lartë Ashton sapo e ka filluar takimin ndërmjet kryeministrave Dacic dhe Thaçi” ka thënë ajo

Mbetet të shihet nëse palët mund të arrijnë një marrëveshje për Veriun e Kosovës, pas negociatave që kanë zhvilluar gjatë gjithës ditës shpeshherë edhe me tensione.

Thaçi dhe Vucic s’e durojnë njëri –tjetrin

Burime të gazetës Express kanë bërë të ditur se edhe gjatë këtij raundi të bisedimeve ka pasur përplasje ndërmjet Kryeministrit Thaçi dhe Zëvendëskryeministrit të Parë të Serbisë Aleksandar Vucic.

“Përplasja ka shkuar deri në atë pikë sa ata kanë shfaqur urrejtje ndërmjet njëri tjetrit. Gjatë diskutimit të tensionuar Thaçi i është drejtuar Vucic që ta harrojë sa më shpejtë Kosovën” kanë thënë burime të Express.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se dështimi i Serbisë dhe Kosovës në Bruksel sonte do t’i rrezikonte përpjekjet e BE’së në rajon.

“ Kjo do ti kthente prapa edhe Serbinë edhe të tjerët” ka shkruar Bildt në Twitter.

Ndërpritet sërish takimi,vazhdon në ora 22

Është ndërprerë sërish takimi trepalësh – Ashton-Thaçi-Dacic, thonë burime të Gazetës Express.

Takimi trepalësh filloi pak çaste më parë dhe për këtë njoftoi zyrtarisht Zëdhënësja Maja Kocijancic, por delegacionet nuk kanë ndenjur të ulur më shumë se 10 minuta.

Burime të Express thonë se ishte kërkesë e Serbisë për të marrë pauzë në mënyrë që të konsultohen mes vete në lidhje me disa detaje të marrëveshjes.Ndërkohë, Maja Kocijancic ka njoftuar se takimi do të vazhdojë në orën 22.(GE/LajmeShqip.com)

******************************************

Bruksel – (E plotësuar) Edhe pse anëtar të Kabinetit të Kryeministrit Thaçi kanë deklaruar se Serbia ka refuzuar marrëveshjen, duket se Baronesha Catherine Ashton po insiston deri në fund që të arrihet pajtimi mes dy palëve.

Zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic, ka thënë se sapo ka filluar takimi trepalësh.

“Dialogu është duke vazhduar ende. Ashton ka pasur takime bilaterale dhe aktualisht po i takon dy kryeministrat Thaci dhe Dacic në takim të përbashkët”, ka thënë ajo.

Serbia refuzon marrëveshjen?

Serbia duket se do ta refuzojë marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Kosovën. Lajmi është dhënë nga Ministrja kosovare e Integrimeve, Vlora Çitaku, në rrjetin social twitter. “Serbia duket se dëshiron ta refuzojë përsëri draft-marrëveshjen. Ju lutem mos ta humbim këtë shans”, ka shkruar ajo.”Kosova eshte e gatshme ta pranoje propozimin e Ashton, Serbia tha Jo. Serbia do nje propozim te ri, Kosova nuk lejon me ndryshime. Kjo eshte kjo”, ka shtuar Çitaku.

Çitaku: Na besoni neve

Ministrja Vlora Çitaku është aktive në rrjetet sociale mesditën e sotshme, derisa po përditësohet me lajme nga Brukseli për rrjedhën e takimit të radhës mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic.“1) Thaçi nuk e ka braktisur takimin 2) Marrëveshja është shumë pozitive për Kosovën 3) Pala tjetër ka dilema 4) Aman besoni pak më shume në ne se në Tanjug”, ka shkruar Ministrja e Integrimeve Europiane para pak çastesh në facebook.(GE/LajmeShqip.com)

********************************************************

Bruksel – (E plotësuar) Pas spekulimeve të medieve serbe se gjoja Kryeministri Thaçi ka lëshuar takimin, Bekim Çollaku, anëtar i delegacionit kosovar në Bruksel, ka sqaruar për Express se bëhet fjalë për një pauzë të dakorduar nga palët. “Jemi në pauzën e dakorduar dhe duke bërë konsultimet e brendshme”.Çollaku ka thënë se draft-marrëveshja e ofruar nga Baronesha Ashton është e favorshme për Kosovën. “Draft-marrëveshja në tavolinë është reale dhe e mirë për t’u marrë seriozisht në konsideratë. Takimi do të vazhdojë çdo minutë dhe ne do te marrim vendimet e duhura në përputhje me Kushtetutën tonë dhe interesin tonë shtetëror”, ka thënë ai. Në lidhje me lajmet nga Serbia, Çollaku ka thënë se “të gjitha lajmet e lançuara nga mediat e kontrolluara të Serbisë janë të orkestruara dhe pjesë e propagandës. Asgjë më shumë”.(GE/LajmeShqip.com)

***********************************************

Bruksel – (E plotësuar) Pas nje pauze prej 15 minutash qe dha Baronesha Catherine Ashton, palet po kthehen ne takim, njoftojne burime te Gazetes Express.Marreveshja duket te jete e favorshme per palen kosovare dhe kjo ka shtyre palen serbe qe te tentoje ta paraqes palen kosovare ne defanzive permes mediave te saj ne Beograd, gje qe eshte e pavertete, ka thene nje zyrtar i perfshire ne bisedime. “Nuk eshte e vertete se serbet kane arritur ta ndryshojne propozimin e Ashton, pra ate qe iu ofru paleve ne takimin e fundit. Kjo eshte thjeshte nje perpjekje e kot e Serbise per ta manipuluar opinionin e tyre te brendshem”, kane treguar burime te Express.

Pala kosovare kërkon pauzë

Mediat e Beogradit, duke u thirrë në burime diplomatike kanë bërë të ditur se Kryeministri Hashim Thaci e ka ndërprerë takimin e përbashkët (Ashton, Thaci, Dacic), për shkak të paknaqësisë ndaj propozimit të Catherine Ashton.Gazeta “Blic” ka raportuar se aktualisht ka një pauzë dhe nuk dihet se cfarë do të ndodhë.

Çollaku: Marrëveshja e favorshme, dyshoj nëse do ta pranojë Serbia

Takimi trepalësh posa ka filluar, thonë burime të Gazetës Express.”Na është thënë se takimi parashihet të zgjasë 30 minuta, maksimumi 1 orë”, ka treguar burime i gazetës. Para se të futen në takim, Bekim Çollaku, Këshilltar i Lartë i Kryeministrit të Kosovës, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se pritet që pala serbe më në fund ta pranojë draft-propozimin e Baroneshës Catherine Ashton për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Draft-marrëveshja, ndër të tjera, siguron funksionim normal të institucioneve shtetërore në tërë territorin e vendit. Për më tepër, draft-marrëveshja siguron sistem unik të drejtësisë dhe të policisë në gjithë territorin në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Çollaku, i cili është ndër njerëzit kryesor të dialogut Prishtinë-Beograd.

Por, ai dyshon në fleksibilitetin e Serbisë. “Përkundër kësaj, unë kam frikë se Serbia do të provojë të blejë kohë përsëri dhe nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen sot. Ne presim qe Baronesha Ashton të jetë rigoroze dhe të mos lërë hapësirë shtesë”.

Çollaku ka shtuar se Kosova mbetet e përgjegjshme deri në fund të këtij procesi për të mbrojtur dhe promovuar interesat e saj shtetërore. Ai ka thënë se në takimin e sotshëm nuk është kërkuar kurrfarë kompromisi nga ana e Kosovës. “Ne në takimin e sotshëm nuk kemi diskutuar fare për ndonjë kompromis të ri të mundshëm, sepse kjo nuk është kërkuar nga askush. E vërteta është se Serbia ka hequr dorë nga kërkesat e saj për të krijuar një Republika Srpska të dyte në Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se pritet që shumë shpejt të fillojë takimi i përbashkët. “Presim që Serbia të deklarohet se a do ta pranojë draft-marrëveshjen e ofruar. Ne vazhdojmë të mbesim optimistë të rezervuar për suksesin eventual të këtij raundi të negociatave”.

 

Baronesha i hapë letrat

Baronesha Catherine Ashton ka hartuar një draft-marrëveshje të cilën do t’ua prezantojë palëve në takimin e përbashët që pritet të fillojë brenda pak minutash. Një diplomat i BE’së ka thënë se sinjalet e Serbisë, në bazë të takimit të zhvilluar me herët mes Dacic dhe Ashton, janë se do ta pranojnë marrëveshjen.“Baronesha do t’ua prezantojë pas pak draft-marrëveshjen. Nëse palët pajtohen, atëherë Ashton u jep kohë një ditë për ta studiuar atë dhe konsultuar me faktorët e brendshëm, për t’u kthyer më pas të premten për ta nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë zyrtari i BE’së që foli për Express. Nuk dihet nëse Baronesha Ashton ka bërë ndonjë ndryshim thelbësor nga propozimet e herës së kaluar.(GE/LajmeShqip.com)

**********************************************

Bruksel – (E plotësuar) Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic pas pak çastesh do të takohen me njëri-tjetrin, nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.

Burime të Express thonë se pala serbe i ka thënë Shefes së Diplomacisë europiane se do ta pranojnë marrëveshjen.“Ata thanë se do t’i thonë “po” marrëveshjes, por ta shohim se si do të rrjedh takimi trepalësh”, ka thënë një diplomat i BE’së në kushte anonimiteti për Express.

Ashton takon Dacic’in

Catherine Ashton ka përfunduar takimin bilateral me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa ka filluar atë me kryeministrin serb, Ivica Dacic dhe ekipin e tij.(GE/LajmeShqip.com)

********************************************************

Bruksel – (E plotësuar) Baronesha Catherine Ashton ka filluar takimin bilateral me kryeministrin Hashim Thaçi, në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic. Pas takimit me Thaçin, Ashton do ta zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin serb, Ivica Dacic, para se të kalohet në takimin e përbashkët trepalësh.

Sot raundi i nëntë

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaci e Ivica Daçiq, pritet të takohen sot në Bruksel për të “zhbllokuar” procesin negociator, dhe arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.Thirrja e radhës për takim sy-në-sy të delegacioneve, është bërë për të arritur një pajtim të dëshirueshëm mbi një kompromis të ndërsjell, siç e ka quajtur mikpritësja, shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton.

Para takimit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka rikonfirmuar gatishmërinë e tij për arritjen e në marrëveshjeje, e cila nuk shkel vijat e kuqe të Prishtinës zyrtare, që asociacioni i komunave serbe në veri të ketë pushtet ekzekutiv, sikur edhe ishte paraqitur në draft-marrëveshjen që ka hartuar Brukseli zyrtar.Në delegacionin serb ndërkaq, kryeministrit Daçiq janë edhe zëvendësit i tij Aleksandar Vuçiq e Suzana Grubjeshiq.

Takimi i sotëm është i nënti me radhë, prej se baronesha Ashton ka marr vet përsipër udhëheqjen e dialogut Prishtinë-Beograd, dhe e ka ngritur atë në nivelin më të lartë politik.(G.E/LajmeShqip.com)