|
|
e Hënë, 11 Qershor 2012 10:15
![]()
Tiranë (PLOTESUAR 20:45)- Bujar Nishani është Presidenti i ri i Shqipërisë. Ka marrë fund pa konsensus dhe vetëm me votat e mazhorancës odisea e zgjedhjes së Presidentit të Gjashtë të Republikës, ai është Bujar Nishani. Kandidatura Partisë Demokratike mori 73 vota pro dhe vetëm një kundër, ndërsa dy fletë u shpallën të pavlefshme.
Ish-lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i shprehu sot urimet më të sinqerta Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, Bujar Nishani. “Sot Shqipëria ka Presidentin e saj më të ri, i cili ka dalë nga një votim transparent në Kuvend. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë të bashkohen, e Presidenti i ri, Bujar Nishani, më tepër se kurrë duhet të simbolizojë unitetin kombëtar”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëvizjes “Nano për President”.
Sipas Lëvizjes “Nano për President”, “të gjitha energjitë tona të përbashkëta, të të gjithë klasës politike, qeveri dhe opozitë, të qytetarëve dhe në bashkëpunim me partnerët euroatlantikë, duhet të fokusohen tek reformat e integrimit europian dhe manifestimet sa me dinjitoze te atdhetarisë në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar”. (LajmeShqip.com)
********************************
Tiranë (PLOTESUAR 20:10)-Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, ka përshëndetur zgjedhjen e Bujar Nishanit në krye të shtetit. “Dëshiroj t’i uroj z. Nishani suksese si President, post i cili përfaqëson unitetin e popullit. Roli i Presidentit në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe për të ndihmuar vendin në bashkimin e të gjitha përpjekjeve do të jetë me rëndësi të vendimtare për Shqipërinë për të përballuar me sukses sfidat në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një mesazh të ambasadorit Sequi.
Ora 19:19 – Presidenti në detyrë, Bamir Topi, ka përshëndetur sot vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Bujar Nishanit si kreu i ardhshëm i shtetit. “Presidenti Topi përshëndet vendimin e Parlamentit për zgjedhjen e zotit Bujar Nishani sot pasdite me 73 vota në krye të Shtetit shqiptar duke i uruar zotit Nishani suksese në detyrën e lartë”, thuhet në njoftim të Presidencës.
Kreu i LSI, Ilir Meta pak minuta pas takimit tha se procesi i sotëm ishte shumë transparent. “Edhe pse presidenti mund te zgjidhej me kohe me 71 vota, u bene te gjitha perpjekjet per nje president me shume konsensual. Opozita duhet ta kuptoje se bojkoti nuk i takon se ardhmes”, tha Meta.
Ora 19:05 – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot zgjedhjen e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Shqipërisë.
“Zgjedhja e z. Nishani si president i ardhshëm i Shqipërisë është lajm i mirë. Ne e çmojmë punën e vendosur të Ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Unë jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t’i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive,” tha Wollfarth. (LajmeShqip.com)
******************************************
Tiranë (PLOTESUAR 19:20)- Me 73 vota pro, 1 kundër dhe 2 të pavlefshme, kandidati i maxhorancës, Bujar Nishani është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës.
Bujar Nishani ka mundur të marrë 71 votat e nevojshme për tu zgjedhur Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë. Nishani është presidenti i 6-te i Republikës së Shqipërisë. Ky ishte raundi i katert i votimit ne Kuvendin e Shqiperise, pas tre raundeve te deshtuara, ku palet politike nuk munden te gjejne konsensus. (LajmeShqip.com)
************************************************
Tiranë (PLOTESUAR 17:50)- Ka nisur rreth orës 17:30 raundi i katër i votimit për presidentin e ri të vendit, në Kuvend. Të gjithë deputetët janë të pranishëm në sallë, por opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votim. Votimi është i fshehtë. Në nisje të seancës, kryeparlamentarja Topalli njoftoi se Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar kandidaturën e paraqitur nga mbi 20 deputetë të zotit Bujar Nishani. 
“Kjo kandidaturë plotëson të gjitha kërkesat formale, juridike dhe kushtetuese. Thërras sekretariatin për votimin, i cili organizon dhe zhvillon votimin për zgjedhjen e presidentit. Sekretariati përbëhet nga Viktor Gumi, Arenca Trashani dhe Armando Subashi.”- deklaroi Topalli.(LajmeShqip.com)
*****************************************************
Tiranë (PLOTESUAR 17:03)- Partia Demokratike zyrtarizon kandidaturën e ministrit Bujar Nishani për postin e Presidentit të ri të vendit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së u siguruan firmat e nevojshme të deputetëve për t’i paraqitur Komisionit të Ligjeve kandidaturën e zotit Nishani. Ende nuk bëhet i ditur zyrtarisht numri i deputetëve që kanë firmosur për Bujar Nishanin, por burime jozyrtare flasin për 21 firmëtarë.
Ora: 16:30 – Kandidati i mazhorancës për president, Bujar Nishani mbërriti në Kryesinë e Kuvendit rreth orës 16:30, ndërkohë që pritet fillimi i raundit të katërt të votimit në Kuvend. (LajmeShqip.com)
************************************
Tiranë (PLOTESUAR 13: 55)- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) njoftoi sot me anë të nënkryetarit Petrit Vasili se në procesin për zgjedhjen e Presidentit, kjo parti do i përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara me PD dhe një qëndrimi në përputhje me kushtetutën e vendit. “Në qëndrimin tonë do të mbizotërojë kushtetuta dhe respekti ndaj saj por njëkohësisht edhe respekti ynë ndaj marrëveshjes politike që ne kemi nënshkruar me Partinë Demokratike” theksoi Vasili. 
Ai ka theksuar më tej se për muaj të tërë LSI-ja ka kontribuar në mënyrë konstruktive dhe aktive për ndërtimin e një procesi të hapur dhe transparent për të gjetur një gjithëpërshirje. “Është një fakt evident që ka pasur një dialog kontruktiv për të stimuluar një proces të një komunikimi të gjërë dhe të hapur” shtoi Vasili. (LajmeShqip.com)
*******************************************
Tiranë (PLOTESUAR 13: 50)- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh në një konferencë për shtyp nga selia rozë, “Ky është një proces që po degradon hap pas hapi dhe po rrënon më shume akoma besimin e qytetarëve tek parlamenti. Nga ana tjetër po godet më shumë akoma besimin e familjes europiane tek Shqipëria. Kandidatura sapo tërhequr ishte një kandidaturë që ne e refuzuam sepse nuk kishte asnjë mundësi, për plot arsye, që ne të jepnin mbështetje. Por kiza po thellohet, unë e përsëris një krizë është edhe një mundësi, një shans për të dalë prej saj përmes një hapi të ri në drejtim të kundërt me inercinë e krizës.”
Më tej kryesocialisti theksoi se kandidatura tjetër e paraqitur nga mazhoranca, ministri Bujar Nishani, është e papranueshme. Kandidatura e Nishanit pritet të votohet në seancën e parashikuar për në orën 17:00.
“Është e papërfytyrueshme që një ministër të bëhet president dhe presidenti të kthehet në ministër. Është e papranueshme në kohë normale dhe jo në një kohë si kjo, që dikton domosdoshmërinë që përfaqësuesit e shqiptarëve në parlament të vendosin interesin e vendit mbi interesin e palëve. Është tërësisht misteri i një pale të vetme, si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se PD dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për konsensusin më minimal dhe kjo për konsensusin maksimal që ne vazhdojmë të kërkojmë jo për interesin e PS-së, por për interesin kombëtar dhe publik në këtë moment kaq të rëndësishëm.”- u shpreh Rama. (LajmeShqip.com)
*******************************************
Tiranë (PLOTESUAR 13:05)- Ora 12: 53 Kreu i PDIU-së i bën thirrje PS të kandidojë liderin e saj historik për postin e presidentit. Në tryezën e mbrëmshme, Idrizi bëri të qartë se kishte propozuar kandidaturën e Nanos. 
Një propozim i tillë kishte gjetur dakordësi nga Meta ndërsa Rama e kishte kundërshtuar. “Edhe në takimin e djeshëm e kërkova këtë. Në një moment diskutimi kërkova që kandidat të jetë Fatos Nano. Një figurë e spikatur që ka marrë dakordësi dhe ka axhendë të BE. Më vjen keq që nuk e mora mbështetje nga PS. Pati një dakordësi nga Meta. PS ka kohë që ti ofrojë kandidimin Nanos. Më vjen keq që PS e cila e ka obligim, të madh e moral apeloi që PS të kandidojë liderin e vet historik, një figurë që e nderon të gjithë shqiptarët. Ne jemi pjesë e mazhoracës kemi dhënë dakordësinë për Nishanin, do preferonim një kandidat sa më konsensual. PS të kandidojë liderin e saj historik”- deklaroi Idrizi në prononcim për median. Idrizi ka firmosur kandidatin Hoxha dhe nuk mund të firmosë kandidaturë tjetër. (LajmeShqip.com)
************************************
Tiranë (PLOTESUAR 12:52)- Ora 12:40-Pas tërheqjes nga gara për president të kandidaturës së mazhorancës, z Artan Hoxha, deputeti socialist Erjon Brace ka reaguar duke e cilësuar këtë proces të degraduar. Më tej Brace theksoi skandali vijon me vendimin që po sot të votohet dhe raundi i 5, me emrin e Nishanit. “Degradoi përfundimisht zgjedhja e Presidentit të Republikës! Artan Hoxha kandidati i legjitimuar sot në mëngjes nga Komisioni i Ligjeve u tërhoq sapo nga kandidimi! Komisioni I Ligjeve refuzoi të verifikojë pastërtinë e figurës së tij! Raundi digjet përfundimisht. Por ndërkohë Patozi kërkon të votojë Nishanin pasdite.
Ky është skandal. Nuk mund të bëhen dy raunde brenda dites. Procedura nuk është keshtu. Po shkelet cdo rregull! Së dyti, zoti Nishani nuk përmbush kushtet e kushtetutes. Lexojini nenet për kushtet e Presidentit e pastaj shihni Nishanin!”
Ora 12: 30 Partia socialiste mbledh grupin PS. Deputeti i PS-së Arben Malaj deklaroi se “Pas dorëheqjes së Hoxhës nuk ka nevojë të ngutemi. Liderët politikë të ulen të flasin e që presidenti i ardhshëm të jetë sa më kredibël. Krerët e të gjithë partive të ndjejnë përgjejgësinë e rrezikut që raundi i katër të shkojë në zero. Është mirë të diskutojmë për atë që është më e mirë për forcat politike e për vendin.
Ora 12: 25-Kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi konfirmoi tërheqjen e z. Artan Hoxha nga kandidimi për presiden dhe theksoi se kandidatura e radhës së mazhorancës për President do jetë, Bujar Nishani.
Ora 12:20 – Kryetari i PDIU-së, Vangjel Dule përsëriti qëndrimin e tij në favor të kandidimit të Fatos Nanos për presidentin e ri të vendit. Në një deklaratë për mediat pak minuta pas tërheqjes së kandidaturës zyrtare të mazhorancës, Dule theksoi se tërheqja e Artan Hoxhës dëshmon se mazhoranca nuk mund ta zgjedhë presidentin as me shumicë të thjeshtë. “Mazhoranca dëshmoi pamundësi. Opozita nuk mund të fshihet më. Kandidatura e zotit Nano besoj se ka shume shanse, në mos zgjedhje të sigurt.”- u shpreh Dule. (LajmeShqip.com)
****************************************
Tiranë (PLOTESUAR 12:05)- Ndërkohë që pritet nisja e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për votimin e kandidaturës së së zgjedhurit të maxhorancës, ka informacione se kandidati Artan Hoxha është tërhequr nga kandidimi. Nuk ka ende detaje rreth arsyes e shkaqeve, madje as ndonjë deklaratë zyrtare për këtë lajm. (LajmeShqip.com)
***************************************
Tiranë (PLOTESUAR 11:50)- Ora 11:35 – Pasi ka dhënë firmën për Artan Hoxha, kreu i LSI, Ilir Meta është drejtuar për në sallën e Kuvendit ku ka qëndruar për gati 30 minuta. Mediat raportojnë se Meta është larguar nga salla e seancave pak minuta më parë.
Ora 11:15 – Ambasadori amerikan nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme në Kuvend ku pritet të votohet kandidati zyrtar i mazhorancës, Artan Hoxha. Lajmi konfirmohet nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, burime pranë së cilës deklaruan se Arvizu nuk do ta ndjekë votimin në sallë. Prej kohësh, kryediplomati amerikan u angazhua për javë të tëra në takime me drejtuesit politikë në vend, duke bërë thirrje për një president konsensual. Raportohet se ambasadorja gjermane Carola Holtkemper pasi ka qëndruar për më shumë se 60 minuta në sallën e seancave plenare është larguar pak minuta më parë.
Ora 10: 40 – 40 deputetë të PD dhe aleatëve kanë depozituar firmat e tyre në mbështetje të kandidaturës së Artan Hoxhës. Mes tyre, Patozi, Mediu, Idrizi, Tahiri, Meta e Tavo. Nuk figurojnë në listën e firmave Berisha e Topalli. Sekretari i Komisionint Viktor Gumi ka lexuar raportin, i cili shkon tani Kuvendit. Deputeti socialist Sajmir Tahiri ka deklaruar se institucionet shtetërore duhet të verifikojnë “pastërtinë” e kandidatit për president. Raporti është miratuar vetëm me votat e mazhorancës. (LajmeShqip.com)
************************************
Tiranë – Kryeministri Berisha mblodhi sot herët grupin PD për të informuar mbi negociatat e zhvilluara mbrëmë në kryesinë e Kuvendit e deklaroi: Do votojmë Artan Hoxhën. Rama i pasinqetë. Në lojë hyri dhe Nano. Nga selia rozë grupi parlamentar i PS-se deklaron: Nuk do jemi në seancë.
Pritet mbledhja e komisionit të ligjeve i cili do të trajtojë nga ana ligjore plotësimin e kushteve të përcaktuara në Kushtetutë dhe më pas do të depozitojë në seancë një raport40 deputetë të PD dhe aleatëve kanë depozituar firmat e tyre në mbështetje të kandidaturës së Artan Hoxhës. Mes tyre, Patozi, Mediu, Idrizi, Tahiri, Meta e Tavo. Sekretari i Komisionint Viktor Gumi ka lexuar raportin, i cili shkon tani Kuvendit. Deputeti socialist Sajmir Tahiri ka deklaruar se institucionet shtetërore duhet të verifikojnë “pastërtinë” e kandidatit për president.
Ora 10:15 – Në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, deputetët e mazhorancës kanë nisur hedhjen e firmave për të zyrtarizuar Artan Hoxhën si kandidatin e tyre për President. Burime pranë mazhorancës konfirmojnë se pjesë e mbështetësve janë edhe Ilir Meta e Vangjel Tavo të LSI, të cilët kanë firmosur emrin e analistit Artan Hoxha.
Ora 09: 20 Grupi i PS pak minuta më parë ka vendosur të mos marrë pjesë në votimin e sotëm për presidentin e ri. Vendimi në mbledhjen e orës 9.00. Deputeti socialit Erion Braçe nëpërmjet komentit në rrijetin social Facebook i ka bërë thirrje institucioneve shqiptare të verifikojnë e kandidatit të mazhorancës për president. “Institucionet shtetërore të Republikës duhet të verifikojnë dhe çertifikojnë figurën e kandidatit për President! Pra të verifikojnë e certifikojnë “pastërtine e tij”!! Ne nuk mund teë kemi një President peng!! Nëse Presidenti është peng, Republika është peng, gjithë zinxhiri institucional do jetë peng!”, deklaron Braçe. Këtë kërkesë PS do ta paraqesë edhe në mbledhjen e Komisionit të ligjeve.
BERISHA MBLEDH GRUPIN PD :Kryeministri Sali Berisha deklaron se nga mazhoranca kishte bërë të gjitha përpekjet, për arritjen e një konsensusi në tryezën e mbrëmshme me kreun e opozitës Edi Rama por ishte “e pamundur të bindje Ramën për një kandidature.
“Si duket ai vuan nga misoginia. Në greqishten e lashtë është urrejtje e grave. Po të vijë puna tek personat, më parë kalon detin me këmbë sesa nxjerr një person konsensual me të. Mbrëmë më thoshte të kthehemi te modalitetet, ndërkohë që më kishte thënë më përpara më sill dy tre emra, se se ke bërë mirë me Zaganjorin. Më kishte dërguar 10 herë fjalë, sill 3-4 emra. Është shumë i pasinqetë. Ka mungesë të jashtëzakonshme sinqeriteti kur flitet për personat. Erdhi problemi te Artan Hoxha, këtij i tha se ka bërë avokaturën e qeverisë, ky zotëria ka bashkëpnuar me socialistët për reformat, ka bashkëpunuar me ne po për reformat, jo, tha se nuk i plotëson kriteret e tij”- informoi kryeministri deputetët e grupit PD.
Berisha bëri të qartë se në tryezën e mbrëmshme ishin hedhur për diskutim dhe një kandidaturë tjetër, përfshi dhe ajo e zotit Nano, për të cilin Berisha kishte bërë të qartë qëndrimin e tij, ndërsa një aleat, kishte ngurruar. “Hyri dhe zoti Nano në lojë dhe e bukosi për kandidaturat. Për fat të keq ndonjë aleat i yni u ngatërrua. Unë absolutisht e kisha bërë të qartë kandidimin e Nanos. Unë sugjerova garën me përfaqësuesit tonë më të mirë, dhe ai me përfaqësuesit e tyre, dhe kush do fitonte, por s’e pranonte. 3 orë për të arritur një marrëveshje por nuk deshti.”- tha Berisha.
Më tej Berisha deklaroi se grupi PD do të votonte në seancë Artan Hoxhën, i bindur se ”do të jetë shërbëtor i denjë i qytetarëve të vendit të tij. Ka një formim poliedrik në shkollimin e tij. Ka të gjitha aftësitë për ta përmbushur me dinjitet detyrën më të lartë të shtetit. Sot do votojmë për Artan Hoxhën. Mbyllim procesin më të rëndësishëm”. (LajmeShqip.com)
