Lajme Shqip Friday, 19 April 2013 14:21

Bruksel – (E plotësuar) Për marrëveshjen në të cilën i kanë vënë inicialet e emrave të tyre, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, kanë folur para gazetarëve në Bruksel.

Kryeministri Hashim Thaci ka thënë se marrëveshja e arritur garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Sipas tij, kjo është njohje de jure e Kosovës nga ana e Serbisë.

Thaçi ka thënë se pret që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më parë, duke shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e OKB’së.

Ndërkaq, Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se ekipi serb ka marrë një ofertë shumë më të mirë, për të cilin vendimin përfundimtar do ta marrë kreu shtetërorë i Serbisë gjatë takimeve të fundjavës në Beograd.

Dacic ka thënë se Ashton rreth pranimit përfundimtar të marrëveshjes do të njoftohet të hënën në mëngjes.

Pika kontestuese për palën serbe, ajo me numër 14, që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas Blic, është riformuluar dhe parasheh që Serbia dhe Kosova mos ta bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e integrimeve europiane.

Ashton: Thaçi dhe Dacic nënshkruan marrëveshjen

Baronesha Catherine Ashton ka konfirmuar se Prishtina dhe Beogradi janë dakorduar për marrëveshjen për Veriun.

Ajo ka thene se dy kryeministrat i kane vendosur firmat e tyre ne dokument dhe me kete akt negociatat kane perfunduar.

“Është një hap shumë i rëndësishëm që po e shohim, është një hap që lë prapa të kaluarën dhe një hap përpara për të dyja palët drejt Europës”, ka thënë ajo, përmes një deklarate për media.

 

Zyrtare, Çollaku: Arrihet marrëveshja

Bekim Çollaku, Këshilltar i Kryeministrit Hashim Thaçi, ka konfirmuar për Express arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, që i hap rrugë normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Marrëveshja është arritur”, ka thënë Çollaku për Express.

Edhe Ministrja Vlora Çitaku ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

“And the white smoke is out! Habemus pactum! Happy”, ka shkruar ajo në Twitter, që i bie “Doli tymi i bardhë, kemi marrëveshje. E lumtur”.

Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Baroneshës Ashton, ka njoftuar se në ndërtesën e BE’së, pas pak çastesh, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.

 

Bashkë në NATO

Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic, e kanë përfunduar takimin e përbashkët me Baroneshën Catherine Ashton.

Burimet e Gazetës Express, thonë se Thaçi dhe Dacic pas pak do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen.

“Sipas planifikimeve të tanishme, Thaçi dhe Dacic bashkërisht do ta takojnë Sekretarin e NATO’s”, ka thënë për Express një zyrtar i përfshirë në bisedime, në kushte anonimiteti.

Takimi tek Sekretari Rasmusen vjen pasi që për marrëveshjen që po përpiqet të arrihet, NATO do të këtë rol implementues.

Kjo është edhe kërkesë e të dyja palëve.

 

Fillon takimi Thaçi–Dacic

Sapo ka filluar takimi në mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic.

“Dialogu i lehtësuar nga BE po vazhdon. Përfaqësuesja e Lartë Ashton aktualisht është dukë duke zhvilluar takim të përbashkët me Kryeministrat dhe ekipet e tyre” ka thënë Maja Kocijancic.

Merret vesh se a do të arrihet marrëveshja kjo do të dihet para përfundimit të orarit të punës, që i bie deri në ora 15.00.

Lidhur me takimin e sotëm, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se pret që në këtë takim të ketë një përafrim të draft marrëveshjes që është prezantuar para dy dite, të cilin Kosova e ka pranuar.

“Delegacionet shpresojë që do të përafrojnë qëndrimet në këto dy tri pika të këtij drafti”, ka thënë ai.

******************************************************

Bruksel – (E plotësuar) Sapo ka filluar takimi në mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic.

“Dialogu i lehtësuar nga BE po vazhdon. Përfaqësuesja e Lartë Ashton aktualisht është dukë duke zhvilluar takim të përbashkët me Kryeministrat dhe ekipet e tyre” ka thënë Maja Kocijancic.

Merret vesh se a do të arrihet marrëveshja kjo do të dihet para përfundimit të orarit të punës, që i bie deri në ora 15.00.

Lidhur me takimin e sotëm, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se pret që në këtë takim të ketë një përafrim të draft marrëveshjes që është prezantuar para dy dite, të cilin Kosova e ka pranuar.

“Delegacionet shpresojë që do të përafrojnë qëndrimet në këto dy tri pika të këtij drafti”, ka thënë ai.

 

Së shpejti fillon takimi Thaçi–Dacic

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic aktualisht ndodhen në ndërtesën e BE-së, ndërkohë që së shpejti pritët të fillojë takimi në mes dy delegacioneve.

Edhe pse nuk dihet shumë për shkak se i gjithë procesi i konsultave është i mbyllur merret vesh se nëse do të arrihet marrëveshja kjo do të dihet para përfundimit të orarit të punës, që i bie deri në ora 15.00.

Lidhur me takimin e sotëm, ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se pret që në këtë takim të ketë një përafrim të draft-marrëveshjes që është prezantuar para dy dite, të cilin Kosova e ka pranuar.

“Delegacionet shpresojë që do të përafrojnë qëndrimet në këto dy tri pika të këtij drafti”, ka thënë ai.

Sipas tij, baronesha Catherine Ashton do të ketë një takim të ndarë me delegacionit tonë dhe pas tij do të fillon takimi i delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ndërkohë, bashkë-hartuesi i Planit të Ahtisaarit, Albert Rohan, duke komentuar procesin e bisedimeve në Bruksel ka thënë se kompromisi nga ana e palës kosovare është bërë në vitin 2007, kur ata pranuan Planin Ahtisaari.

“Ka pasur shumë provizione, të cilat ishte vështirë për liderët kosovarë që t’i pranojnë, por ata e bënë në frymë të kompromisit”, thotë Rohan. /Kosovapress/

Delegacionet janë te Baronesha

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Baroneshës Catherine Ashton, ka njoftuar se Kryeministrat Thaçi dhe Dacic aktualisht ndodhen në ndërtesën e BE’së (European External Action Service), ku mbahet dialogu Kosovë – Serbi.

“Delegacionet i Serbisë i udhëhequr nga Kryeministri Dacic dhe ai i Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Thaçi tani kanë arritur në ndërtesën e BE’së, ku do të takohen me Përfaqësuesen e Lartë Ashton në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” ka thënë Kocijancic.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpreson që raundi i dhjetë i bisedimeve të jetë përfundimtar.

“Shpresoj që edhe Serbia ka reflektuar dhe do ta pranojë sot marrëveshjen, në mënyrë që të pajtohemi në parim”, ka thënë Thaçi para takimit në Bruksel

Sipas tij, marrëveshja do të mundësonte lëvizje të lirë te njerëzve dhe mallrave, si dhe shpërbërjen e strukturave të paligjshme serbe në Veri.

Thaçi ka thënë se sistemi i policisë dhe drejtësisë do të jenë një sistem unik, sipas ligjeve të Kosovës, ndërsa Asociacioni i komunave serbe s’do të ketë rol legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Merkic e ka konsideruar ditën e sotme si të rëndësishme për Serbinë, sepse pritet që në Bruksel të nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë së Serbisë dhe Kosovës.

Mërkiq, i cili është në vizitë zyrtare në Podgoricë, tha pas takimit me homologun e tij malazez Igor Llukshiq se Beogradi në Bruksel ka “një pozitë të fuqishme negociatore”.

Dy shefat e diplomacive gjegjëse, thanë se presin që në Bruksel të arrihet një marrëveshje e balansuar dhe e pranueshme për të dyja palët.