|
|
e Enjëte, 24 Maj 2012 19:32 Tiranë – Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin për të drejtat e njeriut në Shqipëri për vitin 2011. Raporti nis me një vleresim lidhur me zgjedhjet lokale të 8 majit, ngjarjet e 21 Janarit, korrupsionin duke pasqyruar ku është shtrirë më tepër ky fenomen, gjendja në burgje dhe qendra paraburgimi, vrasjet nga bandat e deri tek gjakmarrja. Syrit të mprehtë të DASH në raportin prej 21 faqesh nuk ka shpëtuar as kushtet e punës në Shqipëri, punësimi i fëmijëve, diskriminimi i komunitetit të personave gay, lesbikë e homoseksualë.
21 Janari -Departamenti Amerikan i Shtetit është ndalur dhe tek ngjarjet e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues. “Në fillim të këtij viti u shënua një incident në të cilin forcat e sigurisë së qeverisë vranë 4 persona. Në 21 Janar trupat e gardës së republikës qëlluan në drejtim të protestuesve gjatë një demonstrate të dhunshme përpara Kryeministrisë. Prokuroria e Përgjithshme hapi hetimet për vrasjet. Hetimet vijuan shumë ngadalë. Deri nga fundi i vitit asnje gardist apo zyrtar i qeverise nuk eshte paditur per rolin e tij ne vrasjet nga te shtenat”. Departamenti i Shtetit shton se pas incidenteve të 21 Janarit pati kërcënime dhe në rangun e gazetarëve.
Zgjedhjet -Në raportin e DASH për vitin 2011 përmenden dhe zgjedhjet lokale të 8 Majit që u mbajtën në mbarë vendin, u cilësuan nga OSBE-ODIHR si “konkurruese dhe transparente”, ‘por shumë të polarizuara dhe me mosbesim të madh mes opozitës dhe qeverisë”. ’Polarizimi i theksuar në mjedisin elektoral u karakterizua nga incidente mashtrimi, votë e diskutueshme gjatë numërimit duke penguar të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar lirisht qeverisjen e tyre’, citohet ne permbledhjen e raportit.
DASH teksoi në draft se vendimi i KQZ per përmbysjen e rezultatit fillestar për kryetarin e Bashkisë së Tiranës u cilesua gjeresisht partiak dhe minoi besimin ne pavaresine dhe paanshmerine e tij. Gjithashtu raporti thekson se ka patur raportime që mjaft punonjësve të administrates iu kerkua të merrnin pjesë në mitigjet elektorale, kurse kërkesat për regjistrimin civil dhe mungesa e identifikimit në mesin e popullatës rome bënë të vështirë për shumë prej tyre të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit.
Korrupsioni -Në këtë raport 21 faqesh ndër të tjera theksohet se korrupsioni në qeveri dhe në sistemin gjyqësor mbetet problem serioz për vendin tonë. Në raport vërehet se ligji parashikon dënime penale për korrupsionin zyrtar, megjithatë qeveria nuk ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive, dhe për këtë arsye zyrtarët shpesh mbeten pa u ndëshkuar.
“Korrupsioni në degën e ekzekutivit ishte përhapur dhe i përhapur. Ligji parashikon dënime penale për korrupsionin zyrtar, megjithatë, qeveria nuk ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive, dhe zyrtarët e angazhuar shpesh në praktikat e korruptuara pa u ndëshkuar. Korrupsioni në drejtësi është mjaft i përhapur. Imuniteti i gjerë gëzuar nga gjyqtarët ndalon prokurorët të hetojnë akuzat për korrupsion, deri sa ti bëhet një kërkesë publike Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të hequr imunitetin e gjyqtarit të akuzuarit, dhe për të marrë miratimin e tij”,- thuhet ndër të tjera në raport.
Liria e fjalës dhe e shtypit – Raporti nënvizon se Kushtetuata e Shqipërisë siguron lirinë e fjalës dhe të shtypit, por vëren ndikim dhe presionin e qeverisë dhe biznesit në media. Në raport thuhet se individët mund të jenë të lirë të kritikojnë hapur dhe publikisht qeverinë, ndërkohë që theksohet se individë të caktuar janë detyruar të marrin pjesë në mitingje elektorale.
“Kushtetuta siguron lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria përgjithësisht i respekton këto të drejta në praktikë, megjithatë pati raportime se qeveria dhe bizneset kanë ndikim dhe ushtrojnë presion medias. Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik mbi mediat, duke përfshirë kërcënimet kundër gazetarëve. Në raste, presioni politik dhe mungesës së fondeve të kufizuara, mediat e shkruara të pavarura, si dhe gazetarë kanë raportuar se kanë praktikuar vetë-censurën”,- thuhet rë raport sa i takon lirisë së fjslës dhe medias.
Diskriminimi-Dhuna në familje, diskriminimi kundër grave, fëmijëve, abuzimi dhe diskriminimi në bazë të statusit të pakicave etnike dhe të orientimit seksual, apo identitetit gjinor, mbeten shenja të forta të shkeljes së të drejtave të njeriut thuhet në raport. Ndërkohë që raporti vijon duke nënvizuar “se vazhdojnë të raportohen raste të trafikimit të qenieve njerëzore”.
Dhuna në burgje- Raporti i DASH, vijon duke cituar se raste të tjera të shkeljeve së të drejtave të njeriut përfshijnë raste të keqtrajtimeve fizike në qendrat e paraburgimit nga policia. “Rrahjet dhe keqtrajtimit e policisë gjatë ndalimit të shtetasve të dyshuar apo marrjes në pyetje, mbeten probleme të rëndësishme. Mosndëshkimi i policisë për abuzimet fizike vazhdon ”,- thuhet në raport.(LajmeShqip.com)