Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 15:35

Tiranë – Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar pas vendimit të kolegjit zgjedhor duke u shprehur i pakënaqur për drejtimin që mori procesi. Sipas tij “dje nuk morëm drejtësinë që kërkuam, pasi kolegji pranoi vetëm pjesërisht drejtësinë që kërkuam. Procesi u rikthye në tavolinën e kanibalizmit”. Kolegjin Zgjedhor, sipas tij, nuk arriti të dëgjojë të vërtetën, por mbylli plotësisht sytë përpara rezultatit të këtij institucioni. Kjo për faktin se në kutitë e gabuara, thotë Rama, janë gjetur jo vetëm më shumë vota sesa zgjedhës, por më shumë se sa tërësia e votave të gjetura në kuti.

“Për këtë arsye, kjo parti do të kërkojë largimin e këtij pushteti, kjo si një arsye më shumë për të vijuar betejën, në të cilën kërkon një të drejtë të fituar publikisht”, deklaroi Rama.