Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 18:49

Tiranë – Në kuadër të turit paszgjedhor dhe të analizave që po zhvillojnë strukturat e LSI-së në të gjithë vendin pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ishte në qytetin e Bajram Currit, ku u takua me strukturat drejtuese dhe të zgjedhurit lokalë të LSI-së në rrethin Tropojë.

Sipas zyrës së shtypit të LSI-së, Rama, pasi analizoi punën e bërë dhe rezultatet që arriti LSI në rrethin e Tropojës, Luan Rama tha se koalicioni i PD-së me LSI-në nuk është koalicion numrash, por koalicion vlerash dhe kontributesh që përvalojnë mbi interesat partiake, pasi në themel të këtij koalicioni qëndrojnë interesat europiane të vendit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim duke qenë se vë prioritare në të gjithë veprimtarinë e vetë është në vëmendjen e qytetarëve, është e përzgjedhura e qytetarëve, është e votuara e qytetarëve pasi i gjithë investimi ynë shkon tek qytetarët dhe është investuar vetëm për qytetarët”, theksoi Rama.

Gjatë takimit me drejtuesit lokalë, Luan Rama u shpreh për domosdoshmërinë e zgjerimit të koalicionit dhe të rritjes së efikasitetit të tij në nivelin lokal.