Lajme Shqip Friday, 13 June 2014 13:00

Edi Rama gjatë ditës së sotme ka inauguruar zyrën e punës të hapur në qytetin e Korçës, dikur ky ambient ka qenë sallë e lojërave të fatit. Gjatë fjalës së tij ai tha se, në 4 muajt e parë të vitit janë afishuar 5 mijë vende pune dhe qeveria ka 3-fishuar fondet e nxitjes së punësimit. Sipas Ramës, qeveria po vendos një gur themeli për punësimin.

Ndërkohë, të pranishëm në këtë event kanë qenë zëvendëskryeministri Niko Peleshi, dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. 

Sipas Veliaj, kjo është zyra e shtatë e punës që hapet në vend. “Në Korçë kthyem simbolikisht një kazino në zyrë pune”,-tha ministri Veliaj. Sipas tij, INSTAT konfirmoi më shumë se 32 mijë vetë të punësuar. 

Nga ana tjetër, Niko Peleshi theksoi se ky është projekti i parë i modernizimit të shërbimeve publike. “Zyra e punës plotëson standardet evropiane”,-tha Peleshi.