Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 23:49

Tiranë – Kryeministri i ardhshëm i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditura planet e qeverisë së tij, në një intervistë në Top Channel. Ai ndër të tjera ka folur edhe për bashkëpunimin me Kosovën, e me këtë rast ka premtuar një bashkëpunim të ngushtë. Rama ka thënë se këtë fundjavë do të takojë kryeministrin Hashim Thaçi, dhe se të dy qeveritë në të ardhmen do të mbajnë edhe mbledhje të përbashkëta. 

Kryeministri i ardhshëm shqiptarë ka premtuar një bashkim praktik kombëtar. 
Ka thënë se do të ketë një traktat miqësie me Kosovën, bashkim doganor, politika të përbashkëta të energjisë, dhe të fushave tjera.