|
|
e Diel, 29 Korrik 2012 21:24 Tiranë – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave që presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, i cili pretendon se se serbët në Kosovë janë duke jetuar nën kërcënimin e gjenocidit duke mos përjashtuar edhe mundësinë e ndarjes në mes të rajoneve të banuara me serbë dhe atyre me shqiptarë. 
“Marrëzia serbe është kthyer në majën e pushtetit në Beograd përmes Nikolicit: “Serbët i kërcenon një genocid në Kosovë!”… Cfarë idiotesie!”,- reagoi rama në faqen e tij personale në rrjetin social Twitter.
Në një intervistë për britaniken Guardian, presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç kritikoi Kosovën, pavarësinë e së cilës, Serbia dhe aleatet e saj refuzojnë ta njohin. Nikolic sinjalizoi se do të ketë një qëndrim më të ashpër sesa parardhësit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian, duke argumentuar se deri më tani Serbisë i është kërkuar që të bëjë më shumë lëshime në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin dhe se tani do të duhej që të kërkoheshin më shumë kompromise nga Prishtina.