Lajme Shqip Monday, 29 July 2013 17:00

Tiranë – Kryeministri i zgjedhur Edi Rama bëri me dije se në krye të detyrave të Qeverisë që do të drejtojë në shtator, është saktësimi i situatës ekonomike në vend, me bindjen se Qeveria në ikje është duke lënë një gropë të thellë financiare.

“Rruga e Rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale”, shkruan Edi Rama ne profilin e tij ne Facebook, transmeton Top Channel.

Me tej ai njofton se kjo analize e gjendjes ekonomike, do te behet permes nje auditi nderkombetar. “ Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna”, vijon me tej Rama. Kryeministri i zgjedhur thote se beson qe projekti qe do te aplikoje qeveria e majte do te transformoje rrenjesisht sistemin e Raportimit Financiar te Sektorit Publik ne Shqiperi dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standardet europiane të kontabilitetit të sektorit publik.