Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 16:50

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka thënë sot se është në interes të të gjithëve që sa më shpejtë të bëhet kufizimi mes veriut dhe jugut të këtij qyteti.

Rakiq në një deklaratë për Tanjug ka thënë se do të ishte mirë që në zgjidhjen e kësaj çështje të përfshihet edhe ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, transmeton lajmi.net.

Duke reaguar në deklaratën e Tahirit, duke i thënë që të përmbahet nga, siç ka thënë deklaratat irracionale dhe të respektojë kushtetutën e ligjet e Kosovës”.

Ai ka kujtuar se zgjedhjet lokale të fundit janë mbajtur duke respektuar ligjet e Kosovës dhe, thotë se dikush nga Prishtina po e injoron këtë faktë, duke i rishkruar kufijtë në dëmë të qytetarëve të komunës së veriut.

“Ligji nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive. Ai duhet të vlejë njësojë për të gjithë”, ka thënë kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës.

Pak kohë më parë, ministrja Tahiri, përmes një deklarate kishte thënë se kufiri mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, është mbi lumin Ibër.

Ajo ka bërë me dije se do të nënshkruhet memorandumi në mes të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe dy kryetarëve të dy komunave të jugut dh veriut të Mitrovicës, me të cilin do të konfirmohet plani rregullativ komunal.