Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 19:10

Mitrovicë – Serbët e veriut të Kosovës, paralajmërojnë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen pa marr ëparasyshë kundërshtimet e ndërkombëtarëve por edhe nëse dhe zyrtarë të Qeverisë së Beogradit janë kundër me këto zgjedhje ato do të zhvillohen.

Tani më partitë politike të Serbisë kanë paralajmruar edhe mbajtjen e mitingjeve në veriun e Mitrovicës dhe Kosovës. Fushatën elektorale të parën në Mitrovicë do ta hapë Partia Radikale Serbe  Voisllav Sheshelit e cila ka paralajmruar se të hënë në oarë 15 do të mbajën një miting elektorale në sheshin shumadia në veriun e Mitrovicës.

Sipas burimeve të portalit në këtëo tubim do të marrin pjesë krerët e kësja partie nga Beogradit se dhe ata nga Kosova. Gjithashtu partia ka parlajmëruardhe sjelljen e 5 autobusve me simpatizantë nga Serbia në Mitrovicë.

Zyrtarë të policisë së Kosovën në Mitrovicë në lidhje me këtë kanë theksuar se policia nuk ka asnjë informacion se kjo parti do të mbajën një tubim elektorale në veriun e Mitrovicës.

Në anën tjetër zyrtarë të të ashtuquajturave komuna të Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë kërkuar nga komuna, komisione zgjedhore që të bëjnë të gjitha përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve në këto dy komuna të veriut të Kosovës.

Është detyrë e komisionit zgjedhor komunal është të miratojë vendimin shtetëror siç është vendimi i kryetares së kuvendit të Serbisë Sllavica Gjukiç, që të organizohen zgjedhjet lokale në komunës e Zubin Potokut dhe Zvecanit ka thënë Sllavisha Ristiç i ashtuquajtur kryetari i Zubin Potokut.

Gjithashtu edhe i ashtuquajtur kryeytra i Zveçanit Dragisha Milloviç ka kërkuar nga KKZ që të përgatitet për mbajten e zgjedhjeve lokale ne këtë komunë. Sipas liderëve serbë, këshilltarëve dhe kryesisë lokale në këto dy komuna iu ka kaluar mandati katër vjeçar.