Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 10:39

Personi më i preferuar për president të vendit për qytetarët është Hashim Thaçi i pasuar nga Albin Kurti dhe i treti Ramush Haradinaj

Kështu, siç transmeton KP, thuhet në prezantimin e punimit të KDI-së “Zgjedha e presidentit nga populli, nevojë e kohës apo retorikë e zakonshme”.

KDI konsideron se deri të ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit duhet të arrihet vetëm nëse konstatohet se mënyra e deritashme e zgjedhjes së presidentit dhe kompetencat ekzistuese paraqesin problem në ushtrimin e funksionit të presidentit dhe asesi nuk duhet ndryshuar mënyra e zgjedhjes apo të shtohen kompetencat për shkak të ambicieve personale.