Lajme Shqip Saturday, 24 October 2015 11:00

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhje, të cilën do ta kryesojë kryeministri Isa Mustafa.

Zyra qeveritare për komunikim publik me anë të një komunikate ka njoftuar vetëm për “agjendën e kryeministrit”, sipas së cilës ai do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë që do të fillojë në orën 10:00.

Në komunikatë nuk ka informata për arsyen e thirrjes së mbledhjes dhe as për rendin e ditës.