Lajme Shqip Saturday, 24 October 2015 11:39

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka përgëzuar policinë për ruajtjen e rendit gjatë ngjarjeve të djeshme.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, para kabinetit qeveritar ka folur për gjendjen e sigurisë në të gjitha nivelet pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvend dhe në rrugët e kryeqytetit, raporton rtklive.com.

Me këtë rast, Hyseni e ka vlerësuar gjendjen e sigurisë të mirë dhe ka thënë se policia ka bërë çmos që të ketë siguri në të gjitha nivelet. Më pas kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se më 27 tetor do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si arritje të madhe votimin pro Kosovës në UNESCO. Ndërkohë, kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për zgjedhje të parakohshme në të gjitha nivelet në Universitet.