Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 14:26

Prishtinë – Qeveveria e Kosovës ka pranuar se AXOS – e cila e ka blerë PTK-në nuk është kompani, por është fond investiv.

Këtë e ka pranuar vetë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili. Ai, para Komisionit Qeveritar për Ndërmarrje Publike ka thënë se AXOS është fond investiv nga Gjermania, raporton Express.

Megjithatë, thotë se Qeveria është siguruar se paratë janë të pastërta.

Ndryshe, fituesi i tenderit për privatizimin e dy të tretave të PTK’së është “AXOS GMBH” në konsorcium me “Najafi Companies” dhe British Telekomin, të cilët kanë ofruar 277 milionë euro.

Drejtuesit e Qeverisë gjatë gjithë kohës kanë deklarauar se AXOS është një kompani gjermane dhe jo fond investiv.