Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 12:26

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, do të paraqitet në Prokurori të hënën rreth protestave të muajit gusht.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se ftesën për t’u paraqitur në Prokurori e ka pranuar së bashku me katër bashkëluftëtarë të tjerë.

“Unë kam marrë ftesën që të paraqitem në Prokurori për të hënën në ora 10”

“Ftesën gjithashtu e kanë marrë edhe katër bashkëluftëtarë të mi, të cilët do të paraqiten përpara Prokurorisë të martën”, deklaroi Qeriqi.

Qeriqi është thirrur për prokurori për protestat e veternëve të muajit gusht me ç’rast ishin arrestuar 10 ish luftëtar të UÇK-së.