Lajme Shqip Sunday, 20 October 2013 17:00

 

 

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është fotografuar së fundmi gjatë një ceremonie dasme. Si një nga drejtuesit vendor më të njohur në vend për shkak të shumë episodeve që lidhen me funksionin që ushtron, Mziu shfaqet në këtë fotogaleri si një i apasionuar i folklorit, madje edhe si instrumentist, shkruan “Dita”.

Ai është mjaft i pasionuar pas instrumentit të daulles. Aq shumë sa janë ngazëllyer dhe mallëngjyer dasmorët, saqë nuk kanë munguar edhe dorovitjet për kryebashkiakun.

Kryebashkiaku në foto përflitet se ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga ana e LSI-së që së bashku me administraten e tij të kalojë në rradhët e qeverisë. A do ti rezistojë Mziu ofertës? Nga fotot duket që jo, madje ndoshta po feston pikërisht këtë kalim.