Lajme Shqip Friday, 02 October 2015 17:55

Babai shqiptar, 46 vjeçari nga Kosova dyshohet se ka mbytur me planifikim dy fëmijët e tij, djalin 5 vjeçar dhe vajzën 4 vjeçare gjatë një aksidenti në afërsi të Dresdenit në Gjermani. Ai kishte marrë në veturën e tij BMW X5, të dy fëmijët dhe më një shpejtësi të madhe ka goditur një pemë.

Nga kjo ngjarje e rëndë, të dy fëmijët mbetën të vdekur në vend, ndërsa babai i fëmijëve mori lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë kjo mendohet se ka ndodhur për shkak se nëna e fëmijëve ishte ndarë para pak kohësh më të, gjë të cilën burri nuk donte ta pranonte. Për këtë rast të rëndë i cili ka ndodhur ditën e diel, për mediat gjermane kanë folur edhe prindërit e nënës së fëmijëve. Sipas tyre Shaip B. që para 20 viteve ishte së bashku më vajzën e tyre.

“Ai kishte ardhur si refugjatë në Gjermani, të dy dashuronin njëri tjetrin”, kanë thënë ata, shkruan fokus.de.

Por marrëdhëniet familjare nuk kanë qenë asnjëherë të lehta. Mbesa 20 vjeçare, motra e dy fëmijëve tjerë gjithmonë është keqtrajtuar nga babai i saj.

“Gjithçka që ajo bënte, ishte e gabuar për atë. Siç është kështu edhe në Kosovë, ku vajzat nuk llogariten atje fare”, përcjell albinfo.ch.

Edhe vajza e tyre, ish bashkëshortja e Shaipit ka vuajtur shumë prej tij.

Para dy vitesh ajo ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar për të jetuar në shtëpinë e grave, por për hir të fëmijëve ajo ishte kthyer. Shaipi i kishte premtuar se raporti i tyre në familje do të përmirësohet.