|
|
e Shtunë, 23 Qershor 2012 19:04 Tiranë – Kryetari i PS-së, Edi Rama akuzoi sot kryeministrin Berisha për grabitje të së drejtës publike të Lotarisë Kombëtare.
Duke reaguar permes profilit te tij ne Twitter, Rama thotë se përmes kësaj afere shkojnë dhjetera miliona euro në vit nga shteti tek klientët. “Z.Bode krenohet se shteti do marrë 10%, kudo tjeter shteti merr mbi 80% per financimin e artit, sportit, kulturës apo politikave sociale”, shprehet kryesocialisti ndërsa shton se “Lotaria Kombëtare do t’i kthehet shtetit dhe me përfitimet prej saj, do financojmë sportin dhe poltikat rinore për Rilindjen Shqiptare”.
Edhe deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri deklaroi sot nga selia rozë se “PS do të kërkojë komision hetimor për lotarinë kombëtare, konçesionin për prodhimin e pullave të akcizës si dhe bllokimin e tenderit për linjën e interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Ai tha se “PS do të angazhohet që të ardhurat nga Lotaria Kombëtare të përdoren për politikat rinore dhe për nxitjen e punësimit si dhe për politikat për rigjallërimin e sportit”. (LajmeShqip.com)