Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 08:09

Katër deputetëve të opozitës, Prokuroria Themelore e Prishtinës u ka dhënë afat edhe pesë ditë për t`u paraqitur në polici, për të dhënë deklaratë. Në të kundërtën, do të kërkojnë nga gjykata lëshimin e urdhërarrestit.

Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga lëvizja “Vetëvendosje”, si dhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja, po dyshohen për veprën penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që lidhet me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë tri seancave plenare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Imer Beka, ka thënë për “Kohën Ditore” se të lartpërmendurve ua kanë dërguar ftesat të premten, më 23 tetor, për paraqitje në Prokurori.