Lajme Shqip e Martë, 11 Shtator 2012 16:21

Prishtinë – Ish-ministri i Transportit Fatmir Limaj, është thirrur prapë sot në prokurorin speciale të e EULEX-it.

Prokurori i EULEX-it, Johannes Picke, po zhvillon hetime të reja kundër Fatmir Limajt. Avokati i tij Tahir Rrecaj tha se prokurori nuk i ka dhënë asnjë shkresë të lëndës, ndërsa konsideron se hetimet e reja janë të kundërligjshme, pasi ato kanë përfunduar në muajin prill.

Jo nuk ka mundësi ligjore për shkak se neni 222 i kodit të procedures penale e parasheh qartë. Nese prokurori ka filluar një hetim te ri kunder Florim Limajt kjo nuk i jep atij të drejt të vazhdoj hetime edhe kundër personave të tjer të bazuar ne aktvendim që dedikohet për Florim Limajn.

Ky prokuror ka zgjeruar hetimet kundër Demir Limajt dhe Endrit Shalës, që lidhen me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj, dhe ka nxjerrë vendim për nisje të hetimeve edheë kundër Florim Limajt.

Avokati Rrecaj tha se veprat janë të njëjta si: shpërdorim i detyrës zyrtare dhe lidhje kontrate të dëmshme. Rrecaj tha se Limaj nuk do të thirret prap në prokurori. Hetimet kundër ish-ministrit Fatmir Limaj, shefit të prokurimit Nexhat Krasniqi zyrtarisht kanë filluar më 23 prill 2010.(LajmeShqip.com)