Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 13:24

Prokurori për Krime Luftë në Serbi, Vladimir Vukçeviq, ka refuzuar të japë informacione për gazetarët rreth rrjedhës së hetimeve që po zhvillohen në rastin e vëllezërve Bytyqi.

“Se sa ka shkuar procesi i rastit të vëllezërve Bytyqi nuk mund të flas, pasi është sekret. Çfarë mund të them është se jemi duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Vukçeviq, transmeton Indeksonline.

Vëllezërit kosovar Ylli, Agroni dhe Mehmet Bytyqi ishin shtetas amerikan të lindur në Çikago, ndërsa iu kishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në prill të vitit 1999. Ata ishin zënë nga forcat serbe dhe ishin vrarë më pas.