Lajme Shqip Wednesday, 22 June 2011 09:32

New York - Prokurori federal nga New Yorku zyrtarisht ngriti aktakuzë kundër Arid Ukës, i cili në aeroportin e Frankfurtit në mars të këtij viti vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë.

Uka tani është në paraburgim në Gjermani, pasi që e pranoi vrasjen. Përfaqësues të prokurorisë refuzuan ta komentojnë mundësinë që ai të riatdhesohet në SHBA.

Aktakuza është për vrasje dhe për tentativë vrasje. Derisa ka shtënë, ai ka thirrur “Allahu ekber”. Uka bëhet e diutr se nuk ka qenë i ndërlidhur me çfarëdo qoftë organizate terroriste.