Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 13:25

Një shumë prej 400 eurosh është vjedhur nga xhamia e Tususit në Prizren.

Policia e Kosovës përmes një komunikate thotë se informatën e kanë pranuar nga myezini i Xhamisë së Tususit.

Myezini ka treguar se hajnat kanë thyer arkën ku ruheshin paratë e bamirësisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë dhe sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetimet nuk ka të dyshuar gjer më tani.

Në komunikatë thuhet se Policia po punon për zbardhjen e rastit.