Lajme Shqip Saturday, 25 June 2011 10:27

Prishtinë – Lëvizja vetëvendosje e mban sot Kuvendin e Parë Zgjedhor të saj.

Kuvendi i sotëm i Vetëvendosjes mbahet pas një cikli zgjedhor nëpër qendrat e strukturave të saj anembanë vendit.

Kandidat i Vetvëvendosjes për kryetar është lideri i deritashëm i saj Albin Kurti.

Është ky Kuvendi i parë zgjedhor i kësaj lëvizjeje që po shndërrohet në subjekt politik, në 6-vjetorin e themelimit të saj.

VV është themeluar më 12 qershor të vitit 2005, pas transformimit të KAN-it (Kosova Action Network) në lëvizje që, sipas motos së saj, përfaqësonte dhe grumbullonte rreth vetes “komunitetin e të panënshtruarve” përballë trendeve politike të kohës.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, Vetëvendosje u radhit si fuqia e tretë politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Lajmeshqip.com)