Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 09:22

Prishtinë – Principata e Andorrës zyrtarisht ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke rritur numrin e njohjeve në 76. Konfirmimi zyrtar është dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.
Burimet zyrtare theksojne se kjo njohje vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po bën përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të njohjeve.
Principata e Andorrës kufizohet nga Franca dhe Spanja. Teksti i plotë i njohjes zyrtare.