Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 20:41

Prishtinë - Policia e Kosovës është përleshur sot me besimtarët myslimanë, derisa këta të fundit po bënin lutjet e së premtes në udhëkryqin që është afër Trekëndëshit në Prishtinë.

Derisa ata po kryenin këtë rit fetar, ka ndërhyrë policia e Kosovës duke tentuar ta lirojnë rrugën e cila ishte bllokuar për vetura.

Besimtarët kanë kundërshtuar dhe më pas ka ndodhur një konfrontim mes tyre dhe ruajtësve të rendit.

Në ndihmë të kolegëve të tyre ka ardhur edhe njësiti special i Policisë së Kosovës.

Në këtë rast janë arrestuar dy persona.

Falja e namazit në rrugë nga besimtarët myslimanë, është një lloj proteste përmes së cilës kërkohet të ndërtohet një xhami në qendër të Prishtinës, pasi komuniteti mysliman, konsideron se nuk kanë hapësirë për të praktikuar fenë.